Jorge Jesus pritet të marrë drejtimin e Portugalisë deri në vitin 2030
Uran Krasniqi/RTKLive
Jorge Jesus pritet të emërohet trajner i ri i kombëtares së Portugalisë, pas largimit të Roberto Martínez.
Sipas raportimeve nga Portugalia, Federata Portugeze e Futbollit ka arritur marrëveshje me trajnerin shtatëdhjetë e një vjeçar, i cili pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.
Jesus do ta drejtojë Portugalinë në Euro 2028 dhe në Kupa e Botës 2030, e cila do të organizohet nga Portugalia, Spanja dhe Maroku.
Sfida e parë e madhe për të do të jetë mbrojtja e titullit në Ligën e Kombeve, të fituar nga Portugalia në vitin 2025.
Ky do të jetë për herë të parë që Jorge Jesus merr drejtimin e një kombëtare. Ai ka një karrierë të gjatë si trajner, e cila nisi në vitin 1989 te Amora.
Në vitet e fundit, ai ka punuar jashtë Portugalisë, fillimisht te Fenerbahce dhe më pas në Arabinë Saudite te Al Hilal dhe Al Nassr, ku fitoi titullin kampion me të dyja skuadrat. Te Al Nassr ai ishte edhe trajner i Cristiano Ronaldo.
Jesus ka pasur sukses të madh edhe te Flamengo në Brazil, ku fitoi kampionatin brazilian, Kupën Libertadores, Superkupën e Amerikës së Jugut dhe Superkupën e Brazilit.
Në Portugali, ai u dallua veçanërisht te Benfica, ku në dy periudha të ndryshme fitoi tre tituj kampioni.























