Infantino lë të hapur mundësinë për një Botëror me 64 kombëtare
BKT
Sport

Infantino lë të hapur mundësinë për një Botëror me 64 kombëtare

Uran Krasniqi/RTKLive

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë të ditur se pas përfundimit të Kampionatit Botëror 2026 do të shqyrtohet mundësia që Kupa e Botës të zgjerohet në gjashtëdhjetë e katër kombëtare.

Infantino ka thënë se suksesi i Botërorit të parë me dyzet e tetë skuadra ka treguar se futbolli po zhvillohet në të gjitha kontinentet dhe se edhe vendet më të vogla duhet të kenë mundësinë të ëndërrojnë pjesëmarrjen në ngjarjen më të madhe të futbollit.

"Botërori duhet të jetë për të gjithë botën, jo vetëm për Evropën dhe Amerikën e Jugut. Nëse vendeve më të vogla nuk u jepet mundësia të marrin pjesë, ato do të kenë më pak motivim për t'u zhvilluar", ka deklarua ai.

Infantino e ka cilësuar si një sukses të madh formatin me dyzet e tetë kombëtare, duke përmendur faktin se në fazën me eliminim direkt të Botërorit 2026 u kualifikuan nëntë nga dhjetë përfaqësueset afrikane pjesëmarrëse.

Propozimi për zgjerimin në gjashtëdhjetë e katër skuadra u paraqit zyrtarisht në vitin 2025 nga Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL), por deri më tani nuk është marrë asnjë vendim.

Megjithatë, ideja ka hasur në kundërshtime. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, e ka cilësuar atë si "de të keqe, ndërsa presidenti i Konfederatës Aziatike, Sheikh Salman bin Ibrahim Al Khalifa, ka paralajmëruar se një zgjerim i tillë mund të krijojë kaos. Edhe presidenti i CONCACAF-it, Victor Montagliani, është shprehur kundër, duke vlerësuar se një Botëror me gjashtëdhjetë e katër ekipe do ta dëmtonte ekosistemin e futbollit.

Nëse miratohet, një Botëror me gjashtëdhjetë e katër kombëtare do të përfshinte pothuajse një të tretën e 211 federatave anëtare të FIFA-s, ndërsa numri i ndeshjeve do të rritej në 128.