Agim Ademi takon talentin e Bayern Munichut, Arijon Ibrahimoviq
BKT
Sport

Agim Ademi takon talentin e Bayern Munichut, Arijon Ibrahimoviq

Uran Krasniqi/RTKLive

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se është takuar me një nga talentet më premtuese të futbollit kosovar, Arijon Ibrahimoviqin, i cili është pjesë e gjigantit gjerman Bayern Munich.

Takimi mes tyre është zhvilluar në Prizren, ndërsa Ademi ka vlerësuar lart jo vetëm aftësitë futbollistike të Ibrahimoviqit, por edhe karakterin dhe lidhjen e tij me prejardhjen kosovare.

“Në Prizrenin e bukur, sot pata kënaqësinë të drekoj së bashku me një nga talentet më të mëdhenj kosovarë të futbollit evropian, yllin e Bayern Munich, Arijon Ibrahimoviq. Përveçse një super futbollist me të ardhme të ndritur, Arijoni është edhe një djalë i edukuar, modest dhe krenar për rrënjët e tij, vlera këto që e bëjnë edhe më të veçantë. I uroj nga zemra shumë suksese në karrierë dhe jam i bindur se e ardhmja i rezervon atij arritje të mëdha. Një falënderim i veçantë edhe për familjen e tij, e cila i ka kultivuar dashurinë për atdheun dhe vlerat e Kosovës”, ka shkruar Ademi.