Rodri e Anderson, dyshja e re që premton të dominojë mesfushën e City-t
F.B/RTKLive
Manchester City pritet të ketë një mesfushë të ndryshuar në sezonin 2026/27, me drejtuesit e klubit që kanë investuar shumë për të krijuar një dyshe të re rreth Rodrit.
“Qytetarët” kanë shpenzuar një rekord prej 116 milionë funtesh për transferimin e Elliot Anderson nga Nottingham Forest, me trajnerin e ri Enzo Maresca që e sheh reprezentuesin anglez si partnerin ideal për yllin spanjoll.
Anderson ka bindur me energjinë, forcën fizike dhe aftësitë mbrojtëse gjatë kohës te Nottingham Forest dhe me Anglinë, ndërsa te City pritet të marrë një rol të rëndësishëm në mesin e fushës.
Të dhënat nga Kupa e Botës 2026 kanë forcuar idenë se Rodri dhe Anderson mund të jenë një kombinim perfekt. Të dy e përfunduan turneun si liderë të përbashkët për ndërhyrjet e fituara, me nga 18 duele të fituara.
Rodri ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Spanjës në rrugën drejt titullit botëror, duke fituar edhe Topin e Artë të Botërorit për paraqitjet e tij si organizator dhe lider i mesfushës së “La Rojas”.
Mesfushori spanjoll gjithashtu regjistroi 756 pasime të kompletuara në turne, plot 79 më shumë se çdo futbollist tjetër në Kupën e Botës.
Në anën tjetër, Anderson tregoi forcën e tij në duelet ajrore, duke fituar 19 përballje me kokë, një statistikë e tejkaluar vetëm nga australiani Harry Souttar me 21 të tilla.
Për shkak të angazhimeve të tyre në Botëror me Spanjën dhe Anglinë, të dy lojtarët do të kenë një përgatitje të reduktuar parasezonale, ndaj tifozët e Manchester Cityt mund të duhet të presin deri në shtator për t’i parë së bashku në Premier League.
Megjithatë, statistikat nga skena ndërkombëtare tregojnë se Rodri dhe Anderson mund të formojnë një nga dyshet më të forta të mesfushës në futbollin evropian.























