Neymar rikthehet me dy gola dhe u përgjigjet kritikëve
Uran Krasniqi/RTKLive
Neymar është rikthyer në fushë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar dy gola për Santos në barazimin 2:2 ndaj Chapecoense në kampionatin brazilian.
Sulmuesi tridhjetë e katër vjeçar ka luajtur ndeshjen e tij të parë pas dy muajsh e gjysmë mungesë dhe ka qenë vendimtar që skuadra e tij ta shmangte humbjen.
Pas golit të parë, Neymar ka festuar duke imituar shpërndarjen e letrave të pokerit, ndërsa më pas e ka përdorur flamurin e këndit për të imituar një goditje golfi. Festimi është interpretuar si një përgjigje me humor ndaj kritikave që ka marrë gjatë javës.
Braziliani ishte kritikuar pasi mori pjesë në një turne pokeri, ndërsa shokët e tij të skuadrës po luanin një ndeshje të Copa Sudamericana në Venezuelë.
Pavarësisht dy golave të Neymarit, Santos mbetet në luftë për mbijetesë. Skuadra ndodhet vetëm një pikë mbi zonën e rënies nga elita e futbollit brazilian.
Neymar i dha fund karrierës me kombëtaren e Brazilit pas eliminimit të ekipit në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës.























