Luis Enrique: PSG synon triumfin në Superkupën e Europës
BKT
Sport

Luis Enrique: PSG synon triumfin në Superkupën e Europës

A.B|RTKLive

PSG-ja dhe Luis Enrique e nisin aty ku e lanë: me një finale. Sezoni i ri i parisienëve hapet me Superkupën e Europës kundër Aston Villës.

Megjithatë, tema kryesore e diskutimit para ndeshjes është gjendja e skuadrës pas një vere të ndikuar nga Kupa e Botës. 

Disa prej tyre janë kthyer vetëm ditët e fundit dhe Luis Enrique nuk i fsheh vështirësitë: “E pranojmë situatën dhe jemi të lumtur që ndodhemi këtu, sepse kjo do të thotë se e kemi fituar Ligën e Kampionëve, por sa i përket përgatitjes, kjo nuk ngjan aspak me një finale", tha ai.

Ajo që e qetëson më së shumti trajnerin spanjoll është mentaliteti i skuadrës: “Kam lojtarë të jashtëzakonshëm, të cilët janë gjithmonë të motivuar. Nuk kanë nevojë për motivim shtesë; ata përpiqen vazhdimisht të përmirësohen", tha ai.

Superkupa e Europës, përballja PSG-Aston Villa do të luhet nesër në orën 21:00 në Salzburg.