Gjithçka gati për duelin Drita-Tre Fiori, LIVE në RTK
BKT
Sport

Gjithçka gati për duelin Drita-Tre Fiori, LIVE në RTK

F.Bytyqi/RTKLive

Pak më shumë së dy orë na ndajnë nga përballja mes Dritës dhe Tre Fiori nga San Marino.

Kampionia e Kosovës dhe skuadra nga San Marion, do të përballen në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen kthyese të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Gjilanasit hyjnë në këtë ndeshje me një avantazh të madh, pasi në sfidën e parë në San Marino triumfoi bindshëm me rezultat 4:1 ndaj Tre Fiorit.

Tash, gjilanasit janë pranë objektivit të radhës në garat evropiane, por para tyre janë edhe 90 minuta në të cilat duhet të menaxhojnë epërsinë e krijuar.

Drita kërkon të shmangë çdo befasi dhe me një tjetër paraqitje të sigurt të sigurojë kalimin në “play-off” të Ligës së Konferencës, ligë e treta për nga rëndësia në Evropë.

Ndeshja mes Dritës dhe Tre Fiori nis në orën 20:00.