Calhanoglu: Duam të dominojmë sërish në Serie A
E.H./RTKlive
Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu, është shprehur optimist për sezonin e ri, duke thënë se skuadra synon të rikthehet te dominimi në Serie A dhe të jetë më konkurruese edhe në Evropë.
Në një intervistë për mediat italiane, reprezentuesi turk ka theksuar se Interi dëshiron të fitojë sërish dhe të reagojë pas vështirësive të sezonit të kaluar.
“Duam të fitojmë përsëri dhe të dominojmë në Serie A. Pas asaj që ndodhi në sezonin e fundit me Inzaghin, të gjithë menduan se ishim të vdekur”, tha ai.
Calhanoglu ka vlerësuar mentalitetin e skuadrës pas periudhës së vështirë dhe ka folur edhe për trajnerin e ri, Cristian Chivu.
“Skuadra kishte një mentalitet të fortë dhe ne reaguam në fushë. Chivu, krahasuar me Inzaghin, është më i interesuar për ty si person“, tha mesfushori turk.
Ai beson se Interi e nis sezonin e ri me një skuadër më të fortë dhe më konkurruese.
“Jemi gati për të nisur sezonin e ri dhe mendoj se kemi një skuadër më kompetitive se vitin e kaluar. Kjo na jep shtysë si në Itali ashtu dhe në Evropë”, deklaroi Calhanoglu.























