Flaka Loxha në gjysmëfinale në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
BKT
Sport

Flaka Loxha në gjysmëfinale në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

N.M. /RTKlive

Flaka Loxha u kualifikua në gjysmëfinale të kategorisë -57, pas fitores ndaj Michela Terranova, në garën e xhudos në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Xhudistja jonë është një fitore larg medaljes.

Dueli mes dy garueseve ishte i luftuar dhe përfundoi në “Golden Score”, pasi asnjëra nuk arriti ta mbyllte ndeshjen në kohën e rregullt. Loxha arriti të triumfojë në fund me “yuko” dhe të sigurojë fitoren.

Loxha me këtë fitore vazhdon garimin e saj në “Taranto 2026”, ndërsa Cena dhe Gjakova e përfundojnë paraqitjen e tyre në këtë garë.

Ndërkohë, Akil Gjakova e Dardan Cena vazhdojnë rrugëtimin për medalje të bronztë përmes repesazhit, pasi pësuan humbje në çerekfinale.