13:33 / 28.08.2026
Cena një hap larg medaljes, përballet me turkun Albayrak
N.M. /RTKlive
Xhudisti kosovar Dardan Cena vazhdon të mbajë gjallë shpresën për medalje në kategorinë deri në 81 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Cena ka kaluar edhe pengesën e dytë në repesazh, duke e mposhtur boshnjakun Mustafa Hebib.
Në duelin e radhës, Cena do të luftojë për medaljen e bronztë, ku do të përballet me xhudistin turk Vedat Albayrak.
Një fitore në këtë përballje do t’i siguronte Kosovës medaljen e radhës në “Taranto 2026”.
Ndërkohë, Erza Muminoviq e Fatjona Kasapi pësuan humbje në çerekfinale dhe rrugëtimin drejt të bronztës e vazhdojnë në repesazh.























