Gjakova, Cena dhe Loxha një fitore larg medaljes së bronztë
BKT
Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës
Sport

Gjakova, Cena dhe Loxha një fitore larg medaljes së bronztë

N.M. /RTKlive

(E plotësuar) Tre xhudistët kosovarë, Akil Gjakova, Dardan Cena dhe Flaka Loxha, janë vetëm një fitore larg sigurimit të medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Akil Gjakova dhe Dardan Cena kanë shënuar nga dy fitore në repesazh, ndërsa Flaka Loxha është eliminuar në gjysmëfinale dhe tani vazhdon garën në repesazh për të siguruar një vend në luftën për të bronztën.

Ndërkohë, në repesazh pritet të garojnë edhe xhudistet kosovare Erza Muminoviq dhe Fatjona Kasapi.

Luftërat për medalje do të nisin në orën 16:00, ku Kosova synon të shtojë medalje të reja në “Taranto 2026”.

Akil Gjakova në luftë për medaljen e bronztë në `Taranto 2026`

Mund të jetë një imazh i arte marciale dhe teksti

Xhudisti kosovar Akil Gjakova vazhdon garën për medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Gjakova ka kaluar me sukses edhe luftën e dytë në repesazh, duke e mposhtur me tri dënime për Ippon kroatin Robert Klacar.

Tani Gjakova do të luftojë për medaljen e bronztë, ku përballë do ta ketë xhudistin turk Bilal Ciloglu.

Një fitore në këtë përballje do t’i sillte Kosovës një tjetër medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.