Roberto Carlos e vlerëson Dimarco: Ma kujton stilin tim të lojës
Uran Krasniqi / RTKLive
Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos, ka thurur elozhe për mbrojtësin e Inter, Federico Dimarco, duke thënë se italiani ia kujton shumë stilin e tij të lojës.
Dimarco është shndërruar në një prej futbollistëve kryesorë të Inter dhe në një nga mbrojtësit më të vlerësuar në krahun e majtë në futbollin evropian.
Roberto Carlos, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe për Inter dhe Real Madrid, ka vlerësuar veçanërisht shpejtësinë, inteligjencën dhe mënyrën moderne të lojës së italianit.
“Ai është një mbrojtës i majtë fantastik. Mund ta përgëzoj për vitin e tij të pabesueshëm sezonin e kaluar. Ai përfaqëson atë që është një mbrojtës modern i krahut”, ka thënë Roberto Carlos.
Braziliani ka shtuar se Dimarco i kujton shumë veten e tij gjatë kohës kur ishte në kulmin e karrierës.
“Jam shumë i lumtur të flas për të, sepse ai më kujton vërtet stilin tim të lojës, shpejtësinë time dhe është një lojtar super inteligjent. I uroj gjithë të mirat dhe shpresoj që të rikuperohet”, ka deklaruar ai.























