Superliga rikthehet në aksion, dy ndeshje zhvillohen sot
Sh.Ç/RTKlive
Sot zhvillohen dy ndeshjet e para të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.
Në program janë përballjet Drenica – Prishtina dhe Vushtrria – Llapi, të cilat do të nisin nga ora 16:00.
Prishtina hyn në këtë xhiro me synimin për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive, ndërsa Drenica do të kërkojë pikët në përballjen para tifozëve të saj.
Në të njëjtën kohë, Vushtrria do të përballet me Llapin në një tjetër duel që pritet të sjellë rivalitet të madh.
Xhiroja vazhdon të mërkurën me dy ndeshje. Në Gjilan zhvillohet përballja ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, e cila konsiderohet si një nga ndeshjet më interesante të javës.
Ndërkohë, Drita do të udhëtojë në Drenas, ku do të përballet me Feronikelin 74.
Ndeshja e fundit e xhiros së pestë është ajo ndërmjet Dukagjinit dhe Malisheves, e planifikuar për të mërkurën nga ora 19:00.
Me disa përballje interesante në program, xhiroja e pestë pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në renditjen e Superligës.























