Rybakina përmbys Zhengun, ngjitet në majën e WTA-së
F.B/RTKLive
Elena Rybakina ka siguruar një arritje historike në karrierën e saj.
Tenistja nga Kazakistani është kualifikuar në gjysmëfinale të US Open dhe, nga e hëna, do të ngjitet në krye të renditjes botërore të tenisteve.
Rybakina, aktualisht e dyta në renditjen WTA, triumfoi në çerekfinale ndaj kinezes Qinwen Zheng, ish-numrit katër në botë.
Tenistja kazake e nisi keq përballjen, duke humbur setin e parë 3-6, por reagoi fuqishëm në vazhdim. Ajo fitoi dy setet e ardhshme 6-1 dhe 6-4, duke siguruar fitoren dhe një vend në katërshen më të mirë të turneut.
Ky sukses i garanton Rybakinës pozitën e parë në renditjen WTA, pavarësisht rezultatit që do të arrijë deri në fund të US Open.
Ajo do ta marrë kreun nga bjellorusja Aryna Sabalenka, duke u bërë numri i ri një në botën e tenisit të femrave.
Në gjysmëfinale, Rybakina do të përballet me amerikanen Coco Gauff, në një duel që premton spektakël dhe luftë për një vend në finalen e Grand Slamit amerikan.























