PSV dhe Shakhtar ndajnë pikët në Champions League
BKT
Sport

PSV dhe Shakhtar ndajnë pikët në Champions League

Uran Krasniqi / RTKLive

PSV Eindhoven e ka nisur sezonin e katërt radhazi në Champions League me barazim 1:1 ndaj Shakhtar Donetsk në stadiumin “Philips”.

Skuadra holandeze e ka pasur kontrollin e lojës në fillim dhe ka krijuar disa mundësi përmes Ivan Perishiç dhe Kodai Sanos, por portieri ukrainas Dmytro Riznyk ka qenë në vendin e duhur.

Shakhtari gradualisht e ka marrë veten dhe në fund të pjesës së parë ka kaluar në epërsi. Gleiker Mendoza ka përfituar nga një aksion ku ka pasur dyshime për faull ndaj Sergino Destit. Pas rishikimit të situatës nga VAR-i, është vendosur se ndërhyrja ka qenë e rregullt dhe goli është konfirmuar.

Dest është kundërpërgjigjur menjëherë pas pushimit. Vetëm tri minuta pas fillimit të pjesës së dytë, mbrojtësi amerikan ka shënuar për 1:1 pas asistimit të Armando Obispos.

PSV e ka kërkuar golin e fitores dhe Ruben van Bommel ka qenë pranë realizimit, por goditja e tij ka përfunduar jashtë portës.

Me kalimin e minutave, presioni i vendasve është zbehur, ndërsa Shakhtari ka pasur disa mundësi në fund të ndeshjes. Megjithatë, rezultati nuk ka ndryshuar dhe të dyja skuadrat janë ndarë me nga një pikë.

PSV vazhdon kështu serinë negative në fazën kryesore të Champions League, pasi ka fituar vetëm dy nga njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit në këtë garë. Në anën tjetër, holandezët e kanë zgjatur serinë pa humbje në gjashtë ndeshje në të gjitha garat, me katër fitore dhe dy barazime.