Tifozët e Knicks paguajnë shtrenjtë për festën e titullit
F.B/RTKLive
Pas më shumë se gjysmë shekulli pritjeje për të festuar një titull të NBA-së, tifozët e New York Knicks po përballen me çmime jashtëzakonisht të larta për të qenë të pranishëm në një nga momentet më të veçanta të sezonit të ri.
Knicks do ta nisin sezonin 2026-27 më 20 tetor, në “Madison Square Garden”, ndaj Philadelphia 76ers, ndërsa para ndeshjes do të zhvillohet edhe ceremonia e ngritjes së flamurit të kampionatit 2025-26 në çatinë e palestrës, së bashku me ceremoninë e ndarjes së unazave të kampionëve.
Sipas platformave të specializuara në rishitjen e biletave, çmimi mesatar për të ndjekur këtë ndeshje ka arritur në rreth 2,560 dollarë.
Kjo është një shumë e konsiderueshme për tifozët e Knicks, veçanërisht duke pasur parasysh se klubi priti plot 53 vjet për të rikthyer titullin e NBA-së në New York.
Përballja me 76ers pritet të jetë një mbrëmje historike në “Madison Square Garden”, ku tifozët do të kenë mundësinë të shohin ngritjen e flamurit të kampionatit dhe të festojnë zyrtarisht triumfin e skuadrës së tyre.























