10:12 / 18.09.2026
Derbi Gjilani-Prishtina, hap xhiron e shtatë
F.B/RTKLive
Sot nis xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës në futboll, ndërsa vëmendja do të jetë në Gjilan, ku zhvillohet një sfidë interesante mes Gjilanit dhe Prishtinës.
Ndeshja mes dy skuadrave do të zhvillohet sonte, me fillim nga ora 19:00.
Gjilani do të ketë përballë Prishtinën, e cila aktualisht kryeson tabelën e Superligës me 15 pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër, skuadra gjilanase renditet në pozitën e katërt, me 11 pikë pas gjashtë xhirove të zhvilluara.
Kjo Përballje pritet të sjellë rivalitet të madh, pasi të dyja skuadrat synojnë pikët e plota në këtë fazë të kampionatit.























