U21 e Kosovës mbërrin në San Marino, nesër përballet me San Marinon
BKT
Sport

U21 e Kosovës mbërrin në San Marino, nesër përballet me San Marinon

Sh.Ç/RTKlive

Kombëtarja U21 e Kosovës ka mbërritur në San Marino, ku nesër do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027.

“Dardanët” e rinj do të përballen me San Marinon më 24 shtator, në një sfidë të vlefshme për ciklin kualifikues të Evropianit U21.

Skuadra kosovare tashmë është akomoduar në San Marino dhe ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen e radhës.

Ndeshja San Marino – Kosovë U21 zhvillohet nesër.