10:18 / 24.09.2026
Krerët e shtetit nderojnë heroin Afrim Bunjaku në trevjetorin e rënies
Donika Sherifi /RTK
(E plotësuar) Sot po zhvillohen një varg aktivitetesh për shënimin e trevjetorit të rënies në krye të detyrës të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
U.d. Presidentja e vendit, Albulena Haxhiu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe zyrtarë të tjerë institucionalë kanë vizituar familjen Bunjaku në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë. Pas vizitës, ata kanë bërë homazhe dhe vendosën lule te varri i Afrim Bunjakut.
Ndërkaq, në orën 12:00, në fshatin Banjskë të Zveçanit, do të vendoset gurthemeli i obeliskut të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Kurse në orën 20:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, do të mbahet Akademia Përkujtimore.



























