Anglezi Samuel Barrott gjykon ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi
BKT
Sport

Anglezi Samuel Barrott gjykon ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi

F.B/RTKLive

UEFA ka përcaktuar gjyqtarët që do të drejtojnë përballjen mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, e cila do të zhvillohet më 26 shtator në stadiumin “Air Albania”, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sfida do të gjykohet nga anglezi Samuel Barrott, 33-vjeçar, i cili konsiderohet një prej arbitrave me zhvillimin më të shpejtë në futbollin anglez.

Barrott njihet për stilin tipik anglez të arbitrimit, duke favorizuar vazhdimësinë e lojës dhe ndërhyrjet e pakta për ndërprerje. Ai debutoi në Premier League në tetor të vitit 2023, ndërsa në sezonin 2024/25 u promovua zyrtarisht në Select Group 1, grupi elitar i arbitrave të kampionatit anglez.

Në dhjetor të vitit 2024, Barrott u përfshi edhe në listën e arbitrave ndërkombëtarë të FIFA-s, duke zëvendësuar Craig Pawson.

Statistikat e tij tregojnë një mesatare prej rreth 3.5 deri në 3.6 kartonë të verdhë për ndeshje, ndërsa kartonët e kuq të drejtpërdrejtë i përdor në mënyrë relativisht të rrallë.

Përveç ndeshjeve në Premier League, Barrott ka drejtuar edhe takime në kompeticionet evropiane, përfshirë ndeshje kualifikuese të Champions League, Europa League dhe Conference League, si dhe sfida ndërkombëtare.

Në ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi, asistentët e Barrott do të jenë bashkëkombësit e tij Adam Nunn dhe Wade Smith. Gjyqtari i katërt do të jetë Farai Hallam.

Në sistemin VAR do të angazhohen gjithashtu anglezët Matthew Donohue dhe Paul Howard.