Bashkimi vazhdon serinë e mirë, triumfon edhe në Rahovec
BKT
Sport

Bashkimi vazhdon serinë e mirë, triumfon edhe në Rahovec

F.B/RTKLive

Bashkimi ka vazhduar me rezultate pozitive në Superligën e Kosovës në basketboll, duke shënuar fitore edhe në udhëtim ndaj Rahovecit.

Skuadra prizrenase triumfoi me rezultat 84-100, duke konfirmuar formën e mirë në këtë fillim të sezonit.

Te Bashkimi, më efikasi ishte L. Zeqiri, i cili realizoi 18 pikë, ndërsa S. Shorter dhe J. Johnson kontribuuan me nga 16 pikë secili.

Në anën tjetër, te Rahoveci u dallua M. Adams, i cili ishte realizatori më i mirë i ndeshjes me 25 pikë, duke shtuar edhe shtatë kërcime.

Bashkimi me këtë fitore vazhdon serinë e paraqitjeve të mira në elitën e basketbollit kosovar.