Jesus zbulon arsyen pse Ronaldo nuk luajti ndaj Norvegjisë
F.B/RTKLive
Portugalia festoi fitoren e dytë në po aq ndeshje në Ligën e Kombeve, por Cristiano Ronaldo e përjetoi suksesin ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës.
Ndërsa futbollistët portugezë iu bashkuan tifozëve pas përfundimit të ndeshjes në Norvegji, Ronaldo nuk ishte me ta. Kapiteni portugez nuk zbriti as në fushë pas vërshëllimës së fundit për të përshëndetur dhe përgëzuar bashkëlojtarët.
Trajneri Jorge Jesus sqaroi më pas arsyen e mosaktivizimit të yllit portugez, duke bërë të ditur se vendimi u mor gjatë zhvillimit të ndeshjes dhe jo për shkak të ndonjë problemi fizik.
“E kisha menduar ta aktivizoja, ndoshta për rreth 30 minuta, por rrjedha e ndeshjes diktoi ndryshe. Mendova se koha nuk ishte e përshtatshme”, deklaroi Jesus.
Trajneri portugez theksoi se Ronaldo ishte në gjendje të mirë fizike dhe se mosaktivizimi i tij nuk lidhej me nevojën për ta pushuar.
“Nuk kishte të bënte me pushimin e tij fizik, pasi ai ishte plotësisht i aftë të luante për aq kohë sa do të dëshiroja unë”, shtoi Jorge Jesus.
Kështu, Ronaldo e ndoqi pjesën tjetër të sfidës nga jashtë fushës, ndërsa Portugalia siguroi fitoren e dytë në këtë edicion të Ligës së Kombeve.























