15:00 / 06.10.2026
Vance Jackson shpallet MVP i javës së tretë
RTKLive
Vance Jackson është shpallur MVP i javës së tretë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Basketbollisti i Vëllaznimit zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke qenë lojtari më i dalluar i javës në fitoren e skuadrës gjakovarë në udhëtim te Peja (90-99).
Jackson regjistroi 29 pikë, 9 kërcime dhe 3 asistime, duke arritur një indeks prej 36.
Me këtë paraqitje mbresëlënëse, amerikani i Vëllaznimit meritoi epitetin e MVP-së së javës së tretë.























