Jeta Zeka, gjyqtarja e parë femër nga Kosova në garat evropiane
F.B/RTKLive
Jeta Zeka ka shkruar historinë e basketbollit kosovar, duke u bërë gjyqtarja e parë femër nga Kosova që do të ndajë drejtësinë në garat evropiane të klubeve të FIBA-s.
Gjyqtarja nga Peja është nominuar për të referuar dy ndeshje në kuadër të FIBA EuroCup Women, duke shënuar një arritje të rëndësishme për basketbollin dhe gjyqtarët kosovarë.
Zeka do të jetë pjesë e ekipit të gjyqtarëve në ndeshjen e 14 tetorit, ku Magnolia Basket Campobasso do të përballet me Cinkarna Celje në Campobasso të Italisë.
Ajo do të referojë edhe një tjetër përballje evropiane më 21 tetor në Milano, mes GEAS Basket SSDRL dhe Panathinaikos A.C.
Kjo përzgjedhje përbën një hap të rëndësishëm në karrierën e Jeta Zekës dhe një moment historik për përfaqësimin e grave nga Kosova në basketbollin evropian.
Arritja e saj është një dëshmi e rritjes së gjyqtarëve kosovarë në arenën ndërkombëtare dhe një motivim i madh për gjeneratat e reja të vajzave që synojnë të jenë pjesë e basketbollit profesionist.























