23:51 / 26.10.2026
Harry Kane fiton Topin e Artë 2026
RTKLive
Harry Kane është shpallur fitues i Topit të Artë 2026, pas një sezoni të shkëlqyer me Bayern Munichun dhe kombëtaren e Anglisë.
Sulmuesi anglez e pranoi trofeun nga legjenda braziliane Ronaldo Nazário, në ceremoninë prestigjioze të futbollit botëror.
Kane zhvilloi 65 ndeshje, shënoi 73 gola dhe regjistroi tetë asistime, duke qenë vendimtar në sukseset e skuadrës bavareze.























