Dhoma e Përfaqësuesve e bllokon përpjekjen për shkarkim të sekretarit Hegseth
A.B/RTKLive
Përpjekja për shkarkimin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka dështuar në Kongresin amerikan, pasi ai akuzohet se ka zhvilluar luftë kundër Iranit pa autorizimin e Kongresit.
Shumica e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve votuan që propozimi për shkarkim t’i përcillej një komisioni, duke e bllokuar kështu nismën e kongresistit republikan Thomas Massie nga Kentaki.
Në konferencën e tij të parë për media në Pentagon pas gjashtë muajsh, Hegseth e cilësoi këtë përpjekje si “farsë” dhe “sabotim”.
Nisma për shpalljen e tij fajtor për shkelje të detyrës dhe largimin nga posti shihej si pak e mundshme të kishte sukses, pasi do të kërkonte që disa republikanë të dilnin kundër presidentit Donald Trump.
Massie ishte republikani i vetëm që votoi kundër përcjelljes së rezolutës në Komisionin e Drejtësisë të Dhomës së Përfaqësuesve, të udhëhequr nga republikanët.
Nisma dështoi me 211 vota kundër dhe 204 pro. Më shumë se një duzinë anëtarësh, përfshirë 11 demokratë, munguan në votim, raporton BBC.























