09:16 / 12.11.2026
72 aksidente dhe 2478 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 30 aksidente me të lënduar dhe 42 të tjera me dëme materiale. Policia brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2478 gjoba trafiku.
Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 29 persona, 23 i ka dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje dënimi.























