Gjenden mbetje eshtërore të një individi gjatë gërmimeve në Lubizhdë
BKT
Kronika

Gjenden mbetje eshtërore të një individi gjatë gërmimeve në Lubizhdë

E.Hoti/RTKlive

Mbetje eshtërore të një individi janë gjetur gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë, gjetja është bërë nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur, ndërsa lokacionet lidhen me periudhën 1998-1999.

Mbetjet eshtërore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore për të përcaktuar më shumë rreth tyre.


MË SHUME NGA Kronika