16:23 / 12.11.2026
MPB-ja apelon për kujdes gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike
Emine Hoti/RTKlive
Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve që, me afrimin e festave të fundvitit, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin keqpërdorimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike.
Përmes një postimi në Facebook, MPB-ja ka paralajmëruar se përdorimi i pakontrolluar i mjeteve piroteknike mund të shkaktojë lëndime, dëme materiale dhe të rrezikojë sigurinë e qytetarëve.
Ministria ka apeluar që qytetarët të mos i keqpërdorin këto mjete, t'i mbajnë fëmijët larg tyre dhe të respektojnë rregullat e sigurisë.
“Për festa të sigurta”, thuhet në mesazhin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.























