Linjë e re e autobusëve në Fushë Kosovë dhe fshatrat përreth
BKT
Kosovë

Linjë e re e autobusëve në Fushë Kosovë dhe fshatrat përreth

Sh.G|RTKlive

Një linjë e re e transportit publik do të lidhë Prishtinën me Fushë-Kosovën dhe disa fshatra të kësaj komune, duke synuar lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.

Sipas njoftimit të Komunës së Fushë Kosovës, linja e re do të përfshijë relacionin Prishtinë – Fushë Kosovë – Nakaradë – Lismir – Bardh i Madh – Graboc i Ulët – Graboc i Epërm.

Nga komuna është bërë e ditur se ky shërbim i ri synon të përmirësojë qasjen në transport publik dhe të lehtësojë lidhjen ndërmjet vendbanimeve dhe kryeqytetit.

Ndërkaq, në njoftim nuk janë bërë të ditura detaje për orarin dhe datën e fillimit të funksionimit të linjës.


MË SHUME NGA Kosovë