Nis projekti mbi 12 milionë euro për modernizimin e Stadiumit në Prizren
BKT
Sport

Nis projekti mbi 12 milionë euro për modernizimin e Stadiumit në Prizren

G.K/RTKlive

Mbi 12 milionë euro do të investohen për rikonfigurimin, zgjerimin dhe modernizimin e Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren.

Ministri i Sportit, Blerim Gashani, ka bërë të ditur se ka nisur projekti për transformimin e këtij stadiumi në një hapësirë sportive moderne dhe funksionale, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive sipas standardeve të kërkuara nga UEFA.

“Do të vazhdojmë me avancimin e projekteve infrastrukturore sportive, me fokus në modernizimin e objekteve sportive dhe krijimin e standardeve të përshtatshme për zhvillimin e sportit në vend”, ka thënë ministri Gashani.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Qeverisë së Kosovës.