Shqipëria në epërsi ndaj Finlandës pas pjesës së parë
BKT
Sport

Shqipëria në epërsi ndaj Finlandës pas pjesës së parë

UK/RTKLive.com

Shqipëria po avancon me rezultat një me zero ndaj Finlandës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, e cila po zhvillohet sonte.

Golin e epërsisë për kuqezinjtë e ka shënuar Ernest Muçi në minutën e tridhjetë e pestë të ndeshjes.

Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi, duke pasur pesëdhjetë e katër për qind të posedimit të topit, kundrejt dyzet e gjashtë për qind sa kishte Finlanda.

Megjithatë, finlandezët kanë pasur dy raste shënimi. 

Edhe pse shqiptarët janë në avantazh, ndeshja ka edhe dyzet e pesë minuta të tjera dhe rezultati mund të ndryshojë.

Ndeshja është pjesë e xhiros së pestë të Ligës C të Ligës së Kombeve.