Gjenden eshtrat e një personi në Brod të Shtërpcës
BKT
Lajme

Gjenden eshtrat e një personi në Brod të Shtërpcës

K.K. / RTKlive

Policia e Kosovës ka gjetur mbetje eshtërore me prejardhje njerëzore në fshatin Brod të Shtërpcës, për të cilat dyshohet se i përkasin një personi.

"Më 12.11.2026 njësitet policore nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe KQPZh-në, në lokacionin e cekur kanë hasur në mbetje eshtërore me prejardhje njerëzore, të cilat dyshohet se i përkasin një personi", thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML për ekzaminime të mëtutjeshme mjeko-ligjore.

Rasti është duke u hetuar.


MË SHUME NGA Lajme