Moti në Shqipëri, i paqëndrueshëm e me shi
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri, i paqëndrueshëm e me shi

atsh

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot Shqipëria pritet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura, këto të fundit pas orëve të mesditës.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet kryesisht të ulët priten të bëhen prezente nga orët e mesditës, fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në pjesën tjetër të territorit.

Reshjet priten të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore të vendit, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.


MË SHUME NGA Shqipëri