Infermieret e Ferizajt dhe Kaçanikut trajnohen për vizitat në shtëpi
Sh.G|RTKlive
Infermieret e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe Kaçanik kanë ndjekur një trajnim për këshillimin e familjeve gjatë vizitave në shtëpi.
Trajnimi është mbajtur më 18 dhe 19 nëntor 2026, në Qendrën Trajnuese, me mbështetjen e UNICEF-it, me temën “Qasja praktike për këshillimin e familjeve nga infermieret e vizitave në shtëpi”.
Sipas njoftimit të Komunës së Ferizajt, trajnimi kishte karakter interaktiv dhe demonstrues, duke u përqendruar në zhvillimin e njohurive dhe aftësive praktike të infermiereve për mbështetjen dhe këshillimin e familjeve, veçanërisht të nënave dhe fëmijëve.
Trajnimi u udhëhoq nga Dr. Drita Lumi, e cila vlerësoi angazhimin dhe profesionalizmin e infermiereve gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore në familje.
Ky aktivitet synon rritjen e kapaciteteve profesionale të infermiereve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për nënat, fëmijët dhe familjet në përgjithësi.






















