Lansohet fushata “Dhuro Made in Kosova”, produktet vendore promovohen pa kosto shtesë
BKT
Lajme

Lansohet fushata “Dhuro Made in Kosova”, produktet vendore promovohen pa kosto shtesë

E.Hoti/RTKlive

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka lansuar fushatën “Dhuro Made in Kosova”, përmes së cilës synohet promovimi dhe mbështetja e produkteve dhe bizneseve vendore.

“Së bashku me Mërgim Cahanin (Gjirafa), Qëndresa Pejën (Foleja) dhe Debatik Hoxhën (ShopAz), nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit për fushatën “Dhuro Made in Kosova”.Përmes këtij bashkëpunimi, bizneset vendore mund t’i listojnë, promovojnë dhe shesin produktet e tyre në këto platforma pa asnjë kosto shtesë, duke zgjeruar tregun dhe duke i bërë produktet e tyre të qasshme për konsumatorët në Kosovë dhe diasporë.”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

Kusari-Lila ka theksuar rëndësinë e zgjedhjes së produkteve vendore, veçanërisht në prag të festave, duke vënë në pah se mbështetja e tyre ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit dhe në punën e bizneseve e familjeve prodhuese.

Ajo ka ftuar edhe platformat e tjera online që t’i bashkohen kësaj fushate, ndërsa prodhuesit dhe bizneset vendore mund të aplikojnë përmes adresës elektronike [email protected].


MË SHUME NGA Lajme