Mot i vranët dhe me intervale me diell gjatë vikendit
B. H. | RTKlive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell dhe mundësi për reshje të dobëta shiu në disa zona.
Sipas parashikimit të IHMK-së, vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga shiu, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 6 gradë Celsius.
Temperaturat maksimale parashihen të arrijnë nga 10 deri në 16 gradë Celsius. Vlerat më të ulëta priten në zonat më të larta dhe në disa pjesë të Kosovës lindore, ndërsa më të lartat në Rrafshin e Dukagjinit.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.
IHMK vlerëson se kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të favorshme deri mesatarisht të favorshme për shumicën e popullatës. Megjithatë, ndryshimet e temperaturave ndërmjet mëngjesit dhe mesditës mund të ndikojnë te personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve atmosferike, veçanërisht te të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Ndërkaq, kushtet agrometeorologjike pritet të jenë kryesisht të favorshme për aktivitetet bujqësore. Reshjet e dobëta lokale do të ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë së tokës, ndërsa nuk parashihen kushte të theksuara të pafavorshme për sektorin e bujqësisë.






















