18:28 / 20.11.2026
Gjini takon Prattipatin, diskutojnë për situatën politike
V.Th / RTKLive
Aleanca do të jetë e pakompromis në mbrojtjen e demokracisë dhe të arriturave të Kosovës si shtet, ka deklaruar kryetari i kësaj partie, Ardian Gjini, në takimin me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.
Gjini ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe për krizën energjetike me të cilën, sipas tij, po përballet Kosova.
Ai ka thënë se Prattipatin e ka njoftuar me qëndrimet e AAK-së në këtë periudhë.
Kreu i Aleancës ka shprehur falënderim për angazhimin personal të Prattipatit dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.






















