11:33 / 20.11.2026
Presidenti i Portugalisë uron Shiroka Pulën, kërkon forcimin e miqësisë me Kosovën
E.Hoti/RTKlive
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, pranoi letër urimi nga presidenti i Republikës së Portugalisë, António José Martins Seguro, me rastin e marrjes së detyrës.
Sipas njoftimit nga Presidenca, Seguro, në emër të popullit portugez dhe në emrin e tij personal, i përcolli presidentes Shiroka Pula urimet më të përzemërta dhe dëshirat më të mira për sukses në ushtrimin e mandatit.
“Në letrën e urimit, Presidenti Seguro uroi që, gjatë mandatit të Presidentes Shiroka Pula, lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Portugalisë dhe Kosovës të vazhdojnë të forcohen edhe më tej”, thuhet në njoftim.






















