20:38 / 19.11.2026
Ambasadori Dugolli takon kongresistin amerikan Wesley Bell, e uron për rizgjedhjen
A.B/RTKLive
Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, është takuar me kongresistin amerikan Wesley Bell.
Përmes një njoftimi, Ambasada e Kosovës në SHBA bëri të ditur se Dugolli e ka uruar Bellin për rizgjedhjen dhe ka rikonfirmuar përkushtimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.






















