Prokurorët e Prokurorisë Speciale vizitojnë institucionet e drejtësisë në Francë
BKT
Lajme

Prokurorët e Prokurorisë Speciale vizitojnë institucionet e drejtësisë në Francë

V.Th / RTKLive

Një delegacion i Prokurorisë Speciale të Kosovës ka zhvilluar vizitë zyrtare në Francë, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe njohjes me praktikat franceze e evropiane në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve kundër njerëzimit.

Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial, delegacioni është udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ndërsa pjesë e tij ishin edhe prokurorët Bekim Kodraliu, Kastriot Memaj dhe Ilir Morina.

Gjatë vizitës në Paris, delegacioni ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve kryesore franceze dhe evropiane.


MË SHUME NGA Lajme