Maqedonci takohet me shefin e EULEX-it, në fokus siguria dhe drejtësia
BKT
Lajme

Maqedonci takohet me shefin e EULEX-it, në fokus siguria dhe drejtësia

A.B/RTKLive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot u takua me shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it për të forcuar sundimin e ligjit dhe të sigurisë.

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, si dhe përkushtimi për fuqizimin e institucioneve, garantimi i sigurisë për të gjithë qytetarët dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligji, pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë


MË SHUME NGA Lajme