Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë
BKT
Lajme

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë

V.Th / RTKLive

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë, me 61 vota për, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, pas votimit konfirmoi kalimin e projektligjit dhe kërkoi që ai të shqyrtohet nga Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, si komision përgjegjës raportues, si dhe nga komisionet e përhershme.

“Me 61 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim, kalon në parim Projektligji numër 11/L-029 për Rregullatorin e Energjisë”, deklaroi Haxhiu.

Ajo bëri të ditur se komisionet duhet ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t'ia paraqesin raportin me rekomandime.

Pas kësaj, Kuvendi vazhdoi me shqyrtimin e parë të Projektligjit për Efiçiencë të Energjisë, për të cilin Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi kishte rekomanduar miratimin në parim.


MË SHUME NGA Lajme