Tre oficerë kosovarë diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së
BKT
Foto: Ambasada e SHBA-së / Facebook
Lajme

Tre oficerë kosovarë diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së

V.Th / RTKLive

Tre oficerë kosovarë kanë diplomuar së fundmi në Akademinë Kombëtare të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, e cila ka vlerësuar partneritetin e Kosovës me institucionet amerikane të zbatimit të ligjit.

“Ne jemi krenarë të festojmë tre oficerët kosovarë që së fundmi diplomuan në Akademinë Kombëtare të FBI-së! Kosova është partner i fortë i zbatimit të ligjit amerikan, me një nga rrjetet më të mëdha të studentëve të Akademisë Kombëtare të FBI-së në nivel global”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada ka theksuar se pret të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet kosovare në luftimin e krimit të organizuar transnacional.


MË SHUME NGA Lajme