22:20 / 19.11.2026
AKSP merr pjesë në konferencën e 15-të të INTERPA-s në Katar
V.Th / RTKLive
Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka marrë pjesë në Konferencën e 15-të të Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive të Policisë (INTERPA), e mbajtur nga 16 deri më 18 nëntor në Doha të Katarit.
Sipas njoftimit të AKSP-së, konferenca u organizua nga Akademia e Policisë së Katarit dhe kishte temën “Roli i ardhshëm i akademive të policisë në ndërtimin dhe menaxhimin e njohurive të sigurisë në epokën e transformimit digjital”.
Në konferencë morën pjesë përfaqësues të akademive dhe institucioneve të trajnimit policor, anëtarë të INTERPA-s, nga 24 vende të ndryshme të botës.






















