Dokumentimi i kujtesës së të mbijetuarve të masakrave në Kosovë gjatë luftës
BKT
Lajme

Dokumentimi i kujtesës së të mbijetuarve të masakrave në Kosovë gjatë luftës

A.B/RTKLive

Në kuadër të projektit "Dokumentimi i kujtesës së të mbijetuarve të masakrave në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998–1999”, ekipi menaxhues dhe intervistues i projektit nga Universiteti i Prishtinës, së bashku me zyrtarë të Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, zhvilloi takime me banorë, dëshmitarë dhe të mbijetuar të masakrave në Qyshk dhe Lybeniq.

Gjatë këtyre takimeve, banorët u njoftuan me qëllimin, rëndësinë dhe procesin e dokumentimit të dëshmive, si dhe me mbledhjen e rrëfimeve të të mbijetuarve dhe dëshmitarëve, proces i cili së shpejti do të nisë në këto lokalitete, pas dëshmive të mbledhura në Poklek, Reçak e Sllovi.

"Përmes këtij projekti, IKKL synon të ruajë dhe dokumentojë kujtesën e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, duke u dhënë zë rrëfimeve të të mbijetuarve dhe duke i bërë ato pjesë të kujtesës sonë kolektive", njofton IKKL.


MË SHUME NGA Lajme