23:59 / 19.11.2026
Kuvendi i Kosovës voton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027
V.Th / RTKLive
Pas një debati disaorësh, Kuvendi i Kosovës ka votuar me 61 vota në parim Projektligjin për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2027, i cili kap vlerën prej 4.27 miliardë eurosh.
Pozita vlerësoi se ky buxhet është në funksion të zhvillimit të Kosovës dhe ofron mundësi më të mira për vendin dhe zhvillimin e tij.
Ndërsa opozita tha se ky nuk është buxhet zhvillimor, duke adresuar kritika ndaj pozitës për këtë projektligj.






















