Era e fortë shkakton dëme në Prishtinë
BKT
Lajme

Era e fortë shkakton dëme në Prishtinë

RTKLive

Era e fortë që ka përfshirë Prishtinën ka shkaktuar dëme në disa pjesë të qytetit.

Në lagjen Ulpiana D6, afër shkollës fillore “Hasan Prishtina”, ka rënë një pjesë e kulmit të një ndërtese.

Dëme nga era janë raportuar edhe në lagjen Mati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me situatën. Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar.


MË SHUME NGA Lajme