22:11 / 21.11.2026
Bora mposht Rahovecin, arrin fitoren e pestë radhazi në Superligë
F.B/RTKLive
Bora po vazhdon formën e shkëlqyer në Superligën e Kosovës në basketboll, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi.
Skuadra prishtinase triumfoi bindshëm në udhëtim ndaj Rahoveci 029, me rezultat 64:91.
Te vendasit, Samir Zekiqi ishte më efikasi me 17 pikë.
Ndërkohë, Bora sërish u dallua për lojën kolektive, pasi gjashtë basketbollistë të saj shënuan pikë dyshifrore. Laolu Oke ishte ndër më të dalluarit, duke e përfunduar ndeshjen me 16 pikë dhe shtatë kërcime.
Me këtë fitore, Bora konfirmon formën e mirë dhe vazhdon serinë pozitive në elitën e basketbollit kosovar.






















