Hoti viziton universitetin në Zagreb, në fokus zhvillimi i aftësive digjitale
BKT
Lajme

Hoti viziton universitetin në Zagreb, në fokus zhvillimi i aftësive digjitale

K. K. / RTKlive

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka vizituar kampusin e Universitetit “Algebra Bernays University” në Zagreb, ku është njohur nga afër me programet e aftësimit digjital, rikualifikimit profesional dhe përshtatjes së arsimit me kërkesat e tregut të punës.

Gjatë vizitës, ministri Hoti është njoftuar me praktikat dhe modelet e këtij institucioni në përgatitjen e kuadrove profesionale, duke u fokusuar në programet që synojnë t'i përshtatin aftësitë e kandidatëve me nevojat konkrete të kompanive dhe tregut të punës.

Hoti ka theksuar rëndësinë e avancimit të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), Qendrave të Aftësimit Profesional dhe Zyrave të Punësimit, përmes transformimit dhe reformimit të shërbimeve, me theks të veçantë në zhvillimet teknologjike dhe inteligjencën artificiale.

Sipas tij, zhvillimet në fushën e inteligjencës artificiale kanë ndikuar ndjeshëm edhe në marrëdhëniet në tregun e punës, duke e bërë të domosdoshëm përshtatjen e institucioneve që merren me aftësimin profesional dhe ndërmjetësimin e punësimit me kërkesat e reja të punëdhënësve.

"Përvojat, hulumtime dhe ekspertizat e ndryshme që na u prezantuan në Universitetin “Algebra Bernays University” në Zagreb do të na ndihmojnë në hartimin e politikave të favorshme dhe frytdhënëse, me fokus në praktikat e mira në zhvillimin e aftësive digjitale, arsimin për të rritur dhe aftësimin profesional", ka theksuar ai.


MË SHUME NGA Lajme